Teuhidi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Teuhidi

Fejaislame
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 150
Join date : 28/02/2008

Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd Empty
MesazhTitulli: Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd   Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd Icon_minitimeFri Feb 29, 2008 8:20 am

Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd
(Averroes)
(1128 - 1198 e.r)


Ibn Rushdi ishte nje gjeni i hapesirave enciklopedike. Pjesen me te madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan ne te njejten kohe. Megjithate ne Perendim ai njihet si komentatori i madh i filozofise se Aristotelit, influenca e se ciles depertoi deri ne mendjet e konservatoreve te klerikeve kristiane ne mesjete perfshire ketu edhe njerez si St. Tomas Akuinas.



Shpesh ai kishte vizita nga njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se mjekesise dhe ceshtje ligjore. Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd ( i njohur ne Perendim me emrin Averroes ) lindi ne Kordove, Spanje ne vitin 520 v.h. (1128 e.r). Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte e njohur per dituri dhe kjo i dha atij mjedis te pershtatshem per te te dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj
fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te filozofise dhe ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja.


Ne moshen 27 vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e Mohavid ne Marakesh ( Marok), per te ndihmuar ne krijimin e institucioneve te edukimit Islamik. Nen ndikimin e fuqishem te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof te
madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin, permblidhnin dhe komentonin disa vepra te Aristotelit (1169 e.r.)

Ne moshen 44 vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne Seville. Ate vit ai perktheu dhe permblodhi nje nga librat e Aristotelit me titullin "de Anima". Ky liber ishte perkthyer ne latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me vone Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit perfshire ketu edhe metafiziken. Me vone ate e thirren perseri ne Marrakesh me qellimin qe te punonte si fizikant per Kalifin.

Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit dhe kjo e kualifikoi ate per te zene postin e Gjykatesit. Pervec kesaj ai ishte i interesuar ne filozofi dhe logjike. Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte filozofine dhe fene. Gjithashtu ai ishte i interesuar ne mjekesi. Sipas filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me subjekte te ndryshme.

Nje shqyrtim i kujdesshem i veprave te tij tregon qe Averroes ishte nje njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat e tij eshte gjetur kjo fraze:" Cilido qe studjon anatomi do te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe njesimin e
Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet thellesia e besimit te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth Kur'anit and zakoneve Profetike te cilat ai shpesh i permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi i vertete per njeriun mund te arrihet me te vertete nepermjet shendetit shendetit mendor dhe psikologjik, dhe njerezit nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk ndjekin rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk besojne ne Zot dhe Njesine e tij.


Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e vertetet e cila eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te Tij. Kjo dituri e vertete perfshin gjithashtu te njohurit e menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e kesaj bote
dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj diturie praktike mbulon dy dege:
(1) Njohjen e ligjeve lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes
njerezore dhe
(2) shkencat shpirterore te cilat kane te bejne me ceshtje si psh durimin, mirenjohja ndaj Zotit dhe morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me mjekesine ne
efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje ane dhe moral e shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe shendeti shpirteror quhet "Takua" ( i drejte dhe i frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an.

Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi, llogjike, mjekesi dhe ligj. Veprat e tij numerohen ne me teper se 20,000 faqe, prej te cilave me te famshmet jane te lidhura me filozofine, mjekesine dhe ligjin. Ai shkruajti
20 libra per mjekesine.

Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut al-tuhafut" eshte shkruar ne pergjigje te vepres se al-Gazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume
dijetareve muslimane lidhur me kete liber i cili megjithate ka nje influence te thelle ne mendimin Europian, te pakten deri ne fillimin e filozofise moderne dhe shkencave eksperimentale. Pikepamjet e tij mbi fatin jane qe njeriu nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk eshte parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre komentime per veprat e Aristotelit te cilat ishin te njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te ketyre veprave. Me e shkurtra e njohur me emrin Xhami mund te konsiderohet si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me emrin Talkhis dhe me e gjata me emrin Tefsir. Keto tre komentime korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne edukimin e nxenesve; e shkurtra ishte per fillestaret, e mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin dhe e gjata per studime te avancuara. Komentimi me i gjate ne fakt ishte nje kontribut origjinal i bazuar me teper ne analizen e tij perfshire te interpretimit te koncepteve te Kur'anit.


Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te cilat ai u perpoq te perdorte njohurite e tij rreth filozofise dhe llogjikes. Nuk eshte per t'u habitur qe
veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane megjithese Averroes eshte i pafajshem ne shume pikepamje te te ashtquajturit Averroism. Profesor Bammate ne librin e tij "Kontributi i Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon
Renanin: St. Tomas Akuinas ishte "dishpeulli i pare i komentatoreve te medhenje si psh Averroes. Albert Alagnusi i eshte borxhli Avicennas, St. Thomas i eshte borxhli per gjithshka Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I perhireshmi At Asin Palacios, i cili beri studime intensive rreth teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre nuk e klasifikon Averroes me Averroist Latin, merr disa tekste te filozofit Cordovian dhe I krahason ato me
Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet e tyre konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme me ato te Ibn Rushdiut. Nuk ka me vend per asnje dyshim rreth influences qe Filozofi Musliman ( Averroes ) kishte mbi Teologet me te medhenj Katolike."

Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar mjekesise eshte shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi Latinisht I ketij libri njihet me emrin "Colliget". Ne kete liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese, kura dhe parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber fokusohet ne disa pjese ne krahasim me librin e Ibn Sina te titulluar "al-Qanun" por permban disa vrojtime origjinale te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti nje traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak. Sipas Draper, Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin
njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e nadu ate ne dy pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e sferave. Kjo permbledhje e Almagest u perkthye nga Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin 1231.

Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar Zahabi si nje nga librat me te mire ne shkollen e Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen ne shume gjuhe te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten dhe Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth filozofise jane ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne perkthimet Hebraishte nga perkthyes Hebrenj dhe nje pjese e vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij rreth zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka shkruar komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te Galen rreth dridhjeve, llogjikes se al-Farabit dhe shume te tjera.

Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe shkencetaret me te medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip Hittit, Ibn Rushdi infuencoi Perendimin nga shekulli I 12 deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane perdorur si
tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e 14 dhe ate te 15. Librat e tij jane perfshire ne shume universitete Perendimore deri ne ardhjen e shkencave eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://fejaislame.4umer.com
 
Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Teuhidi :: Kur'an dhe sunnet :: Histori nga jeta e dijetarėve-
Kėrce tek: